Politikë

Erion Veliaj sillet në SPAK për t'u marrë në pyetje, për çfarë ka dëshmuar sot kryebashkiaku?

Shkruar nga Liberale

Erion Veliaj  sillet në SPAK për t'u marrë në pyetje,

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, raportohet se ka lënë qelinë e tij në burgun e Durrësit ditën e sotme dhe  u paraqit në ambientet e SPAK, ku u mor në pyetje nga prokurorët e çështjes.

Burime për mediet bëjnë me dije se Veliaj u mor në pyetje në cilësinë e personit nën hetim, ndërsa qëndroi në SPAK rreth 1 orë e 30 minuta.

Burime për gazetaren Klodiana Lala, thanë se Veliajt i janë komunikuar dyshime për një akuzë  të re për futjen e sendeve të ndaluara në qelitë e paraburgimit.

Ai u pyet në prani të avokatëve të tij, Ermir Beta dhe Artur Selmani, të cilët po ndjekin nga afër çdo hap të procesit ligjor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH