Politikë

Edi Rama merr urimin e fitores nga presidenti i Francës Emmanuel Macron

Shkruar nga Liberale

Edi Rama merr urimin e fitores nga presidenti i Francës Emmanuel Macron

Kryeministri Edi Rama ka marrë urime për fitoren e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit edhe nga presidenti francez Emmanuel Macron.

Në një postim në X, kreu i Elizesë e cilëson atë një mik të dashur dhe i shpreh mbështetjen e Francës në rrugën drejt BE-së, ndërsa u kujton se do të jetë në Tiranë në samitin e liderëve të BE-së që zhvillohet të premten.

“Urime Edi Rama, mik i dashur, për fitoren tënde në zgjedhjet parlamentare. Franca do të jetë gjithmonë në krah të Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.

Do të takohemi që të premten në Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe për një vizitë që duhet të na lejojë të forcojmë edhe më shumë partneritetin tonë!”, shkruan.

Urimi i presidenti francez vjen një ditë pas atyre të liderëve të tjerë europianë si kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, si edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH