Politikë

Edhe 16 kuti pa u numëruar në Gjirokastër/ Arben Ristani mbetet jashtë, vjen Tërmet Peçi në Kuvend!

Shkruar nga Liberale

Edhe 16 kuti pa u numëruar në Gjirokastër/ Arben Ristani mbetet

Në qarkun e Gjirokastrës, qark i cili i dha 3 mandate Partisë Socialiste dhe 1 asaj Demokrate vijon numërimi i kutive të fundit.

Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e hapur PS do të fusë në Kuvendin e ri dy deputetë.
Deri tani janë numëruar 182 kuti nga 198 në total, ku rezulton se më të votuarit në këtë qark për PS nga lista e hapur janë Tërmet Peçi dhe Piro Dhima.

Ndërkohë PD nuk fut asnjë deputet nga lista e hapur për këtë qark, duke lënë jashtë ish-ministrin Arben Ristanin.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH