Politikë

Berisha i kthen përgjigje pyetjes, "pse Ilir Meta mbeti pa mandat deputeti"

Shkruar nga Liberale

Berisha i kthen përgjigje pyetjes, "pse Ilir Meta mbeti pa mandat

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha komentoi rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë, ku deri tani aleati i tij, Ilir Meta, i cili garoi në listë të hapur nuk arrin ta marrë mandatin e deputetit.

Berisha tha se Metës iu bë lufta më e egër politike nga armiku më i madh i votës së lirë që është Edi Rama dhe ky rezultat është pasojë e terrorit politik ndaj tij

“Atij i bëhet lufta më e egër që i është një njeriu ndonjëherë nga armiku kryesor i votës së lirë. Si është kjo, mbahet në burg që të fitojë? Kjo dëshmon efektin e terrorit politik ndaj tij”, tha Berisha.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH