Politikë

Berisha: Ballkani i Hapur do të griset në ditën e parë të qeverisjes së PD, fermerët shqiptarë do të kenë mbështetje të fuqishme

Shkruar nga Liberale.al
Berisha: Ballkani i Hapur do të griset në ditën e parë

Në një fjalim të mbajtur nga Kuçova, Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur shqetësimin për situatën e vështirë të fermerëve shqiptarë. Ai e lidh këtë problem me ndikimin që ka marrëveshja e "Ballkanit të Hapur", e cila, sipas tij, ka sjellë rritje të konkurrencës nga produktet bujqësore të importuara, kryesisht nga Serbia.

Berisha ka theksuar se në ditën e parë të qeverisjes së PD-së, do të griset marrëveshja e "Ballkanit të Hapur", duke i dhënë fund praktikat që dëmtojnë fermerët shqiptarë. Ai ka folur për pasojat e marrëveshjes, duke përmendur se 80% e produkteve bujqësore që mbushin tregjet shqiptare vijnë nga Serbia, duke hyrë pa doganë, çka ka sjellë një ulje drastike të çmimit të produkteve vendase dhe një "therje masive" të bagëtive.

Në fjalimin e tij, Berisha gjithashtu ka kritikuar subvencionet e pakta që shteti shqiptar ofron për fermerët, duke i krahasuar ato me ato të vendeve të tjera të rajonit. Ai ka premtuar se, nëse PD vjen në pushtet, subvencionet për fermerët do të shumëfishohen, duke i ofruar atyre mbështetje të barabartë me ata të vendet përreth.

“Fjala ime e nderit është se subvencioni do të 5-fishohet, dhe do t’i mbrojmë prodhimet tuaja gjatë gjithë sezonit. Ballkani i Hapur do të griset dhe taksa armiqësore ndaj fermerëve shqiptarë, taksa simetrike e TVSH-së, merr fund,” – ka deklaruar Berisha.

Në përfundim, ai ka siguruar fermerët se do të kenë mbështetje të drejtpërdrejtë, duke i dhënë mundësinë të rikuperojnë TVSH-në dhe duke mundësuar që ata të jenë në gjendje të konkurrojnë më drejt me produktet e importuara.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH