Një ditë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, është emëruar kryetarja e re e komanduar.
Ajo është Anuela Ristani, aktualisht nënkryetare e bashkisë.
Kush është Anuela Ristani?
Anuela Ristani lindi në Tiranë në 13 Tetor 1982.
Studimet e shkollës së mesme i nisi në gjimnazin e përgjithshëm Ismail Qemali në Tiranë dhe i përfundoi në Minesota te Shteteve të Bashkuara.
Ristani është diplomuar në Administrim Biznesi dhe Studime Evropiane nga Universiteti Amerikan në Bullgari dhe zotëron Master në Administrim Biznesi dhe Komunikim Strategjik nga Universiteti i Mizurit në Kolumbi, SHBA. Në vitin 2002, së bashku me studentë të tjerë shqiptarë që studionin jashtë vendit krijoi Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë, një rrjet i cili orientonte të rinjtë shqiptarë që donin të kontribuonin për vendin e tyre pas kthimit nga studimet apo në distancë.
Përvoja e saj profesionale ka qenë e lidhur fillimisht me zhvillimin e biznesit për kompani ndërkombëtare të sapovendosura në Shqipëri dhe më pas e fokusuar në strategji komunikimi dhe marketing.
Në vitet 2008-2010 si eksperte në Bankën Botërore ka drejtuar projektin për reformimin dhe modernizimin e sektorit financiar në Shqipëri duke fituar përvojë në politikbërje dhe hartim legjislacioni.
Anuela Ristani iu bashkua administratës publike në vitin 2014 si Drejtore e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar të Rinisë, ku punoi për ngritjen e RYCO (Regional Youth cooperation Office) si dhe hapi qendrat e para rinore në qytetet kryesore të Shqipërisë.
Ajo u emërua sot në postin e Drejtores së Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas zgjedhjeve lokale të vitit 2015, pozicion që mbajti pergjatë katër viteve të mandatit të parë të Kryetarit Veliaj.