Politikë

8 vite nga ikja e deputetit socialist, i biri fiton MANDATIN dhe rikthehet në Kuvend (sot kujton përvjetorin)

Shkruar nga Liberale

8 vite nga ikja e deputetit socialist, i biri fiton MANDATIN dhe rikthehet

Admir Kadeli vendosi të ndiqte rrugën e të atit dhe në zgjedhjet e 11 Majit arriti të merrte mandatin e deputetit nën siglën e PS.

Sot, bëhen tetë vite nga vdekja e deputetit të Partisë Socialiste, Gjovalin Kadeli dhe i biri e ka kujtuar këtë përvjetor me një shënim të veçantë.

“8 vite pa ty Bab! Koha kalon, por mungesa jote nuk zbehet. Çdo vit që kalon, ndjej edhe më shumë peshën e fjalëve që nuk i thamë, përqafimeve që mungojnë dhe udhëzimeve që sot do të më duhej t’i kisha pranë.
Je larg syve, por përherë në zemrën time. Ke lënë pas jo vetëm emrin e një burri të ndershëm dhe fisnik, por një trashëgimi nderi, përgjegjësie dhe dashurie për njerëzit e këtij vendi”, shkruan Admir Kadeli, djali dhe më i madhi i katër fëmijëve të ish-deputetit Gjovalin Kadeli.

Siç ka treguar edhe gjatë fushatës, Admiri u bë baba për dy motrat dhe vëllain më të vogël. Gjovalin Kadeli u nda nga jeta në moshën 53 vjeçre, në vitin 2017, ndërsa dy vite para ikjes së tij kishte ndërruar jetë dhe bashkëshortja.

“Në çdo hap që bëj, mundohem të jem i denjë për ty, për familjen dhe për të gjithë njerëzit që më rrethojnë. Me përulësi ndjek gjurmët që le pas dhe e ndjej gjithmonë dorën tënde mbi supin tim, si dikur kur më udhëhiqje me fjalë të qeta dhe shpirt të madh.

Faleminderit që ishe babai im! Faleminderit që je ende udhërrëfyesi im, nga lart. Të dua dhe do të të dua gjithmonë. Yt Bir krenar”, përmbyll Admir Kadeli.

Ai do të ndjekë rrugën e të atit, duke qenë pjesë e legjislaturës së re në Kuvend në shtator.

Liberale Newsroom

A duhet ta ftojë PS-ja PD-në në një bashkëpunim më të hapur në qeverisje, për të arritur objektivin e përbashkët të anëtarësimit në BE?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH