Politikë

1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mesazhi i Ramës: Thelbësore për paqen në rajon!

Shkruar nga Liberale

1 vit nga marrëveshja Kosovë-Serbi/ Mesazhi i Ramës:

Sot është njëvjetori i marrëveshjes së nënshkruar në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një postim në rrejtin social “X”, ku thotë se se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

“Ndërsa i afrohemi takimit të Këshillit Evropian të 21 marsit, është thelbësore të kujtojmë se zbatimi i Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, së bashku me Aneksin e saj Zbatues, është i një rëndësie të madhe për ruajtjen e sigurisë, stabilitetit dhe paqes në Ballkanin Perëndimor.

Nuk mjafton vetëm njohja e Marrëveshjes që është ligjërisht e detyrueshme. Për të siguruar progres, Marrëveshja dhe Aneksi i Zbatimit duhet të përfshihen zyrtarisht si pjesë përbërëse të proceseve përkatëse të anëtarësimit të Kosovës dhe Serbisë në BE. Çdo vonesë për ta bërë këtë vetëm e forcon status quo-në. Dhe status quo-ja e këtij çelësi strategjik për një fqinjësi paqësore, të begatë dhe evropiane në mes të Evropës nuk i shërben vetë sigurisë së Evropës”, shkruan kryeministri Rama në platformën X.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH