Kronikë

Vlorë/ Ndërron jetë 27-vjeçari në spital, dyshohet se qëlloi veten me armë

Shkruar nga Liberale

Vlorë/ Ndërron jetë 27-vjeçari në spital, dyshohet se

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Vlorë, ku një shtetas 27-vjeçar, i identifikuar si S. Z., ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Vlorës.

Ai kishte shkuar me urgjencë në spital pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”.

Grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar armën e dyshuar të përdorur nga i riu, ndërsa hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:40, në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi S. Z., 27 vjeç, i cili ishte shoqëruar nga familjarët për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, në lagjen “11 Janari”, Vlorë.

Në vijim të veprimeve, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në vendngjarje, konkretisht në tualetin e banesës së tij, armën e dyshuar të përdorur nga shtetasi S. Z.

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH