Kronikë

U plagos me th*kë nga bashkëmoshatari, flet 17-vjeçari: Ndihem në rrezik! Sherri nisi për disa foto që...

Shkruar nga Liberale

U plagos me th*kë nga bashkëmoshatari, flet 17-vjeçari: Ndihem

Dy nxënës u konfliktuan sot në oborrin e një gjimnazi në Fier, ku njëri prej tyre plagosi me thikë bashkëmoshatarin.

Për pasojë i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri në komisariat.

Ydai Xhafaj, 17 vjeç i cili u plagos në shpatull tha se sherri nisi për disa foto të tijat dhe të shokëve që po shpërndaheshin në rrjetet sociale

“Sherri filloi për disa foto që po shpërndaheshin në rrjetet sociale, ishin fotot e mia dhe të shokëve të mi.

Ky konflikt kishte nisur që para një muaji dhe ne kishim njoftuar oficerët e shkollës. Sot në mëngjes ndodhi që ai më qëlloi.

Më gjuajti katër herë në shpatull, ndërsa profesoresha erdhi dhe na ndau. Ndihem i rrezikuar dhe kërkoj vetëm drejtësi”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH