Kronikë

Tragjike në Greqi! Humb jetën i riu shqiptar në aksident

Shkruar nga Liberale

Tragjike në Greqi! Humb jetën i riu shqiptar në aksident

Aksidenti i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në Polikarpoi, Pela në Greqi.

Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

Liberale Newsroom

A duhet të mbajë Berisha, si kryetari i opozitës, përgjegjësinë kryesore për humbjen në zgjedhjet parlamentare të 15 majit 2025?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH