Një 50-vjeçar shqiptar ka humbur jetën teksa ishte duke punuar në Greqi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në bashkinë e Limnis Plastira në vendin fqinj.
Shqiptari ndërroi jetë në vend, pasi u godit nga rryma elektrike.
Ai në momentin e tragjedisë po kryente punime në rrjetin e shpërndarjes të energjisë elektrike.
Autoritet helene po punojnë për të zbardhur ngjarjen.