Duhet të festonin Shën Valentinin në Pogradec, por festa e të dashuruarve u kthye në tragjedi për nje çift nga Mamurrasi, i cili u perplas me makinë teksa dyshohet se shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia.
Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares Megi Xhetani, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, 34-vjeçari Zef Sinani.
Fotot e publikuara në media tregojnë se ana e pasagjerit të makinës është bërë copash nga përplasja, duket e bërë te pagjasë mundësinë që ajo të shpëtonte.