Kronikë

Punëtori humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari i banesës

Shkruar nga Liberale

Punëtori humbi jetën dje pasi ra nga lartësia, arrestohet pronari

Një 58-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi një ditë më parë në banesën e tij humbi jetën shtetasi B.K, i cili teksa po punonte ra nga lartësia.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. G., 58 vjeç, pasi në banesën e tij ka humbur jetën shtetasi B. K., 67 vjeç, i cili duke punuar ka rënë nga lartësia” tha policia.

Kujtojmë që ngjarja ku humbi jetën punëtori ndodhi ditën e djeshme, ku 57-vjeçari teksa po punonte ra nga soleta e banesës 4 katëshe dhe ndërroi jetë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH