Kronikë

Përfshihet nga flakët hoteli “Pine” në Brezovicë

Shkruar nga Liberale
Përfshihet nga flakët hoteli “Pine” në

Një hotel është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të shtune në Brezovicë të Kosovës.

Mësohet se bëhet fjalë për hotelin “Pine”, teksa lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe Policia e Ferizajt, ku bpën me dije se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve, teksa autoritetet do të nisin një hetim për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

“Sot rreth orës 10:15 kemi pranuar një informatë për një zjarr ku është përfshirë një restorant/hotel në Brezovicë. Ekipet e zjarrfikësve dhe policia kanë arritur menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarrfikësit po punojnë për të lokalizuar dhe shuar zjarrin, ndërsa policia po bën sigurimin e zonës përreth. Aktualisht, nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme” – njoftoi Policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH