Kronikë

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy persona të arrestuar

Shkruar nga Liberale.al

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy persona të arrestuar

Policia në Korçë ka zhvilluar një aksion kundër shpërndarjes së drogës që prej mëngjesit të sotëm. Operacioni është shtrirë në disa zona të qytetit, ku dyshohej se zhvillohej aktivitet i paligjshëm me lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrollit, janë arrestuar dy persona, Renato dhe Albi Dishnica. Gjatë aksionit janë shoqëruar edhe disa persona të tjerë, të cilët po merren në pyetje nga policia.

Gjatë kontrollit në banesat dhe makinat e të arrestuarve, janë gjetur dhe sekuestruar disa doza droge, përfshirë edhe kokainë. Aksioni vijon ende dhe priten zhvillime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH