Policia e Tiranës kishte informacion se një person ishte i armatosur dhe po qarkullonte në afërsi të Rinasit.
Pas informacioneve në rrugë operative, efektivët e Tiranës organizuan operacionin për kapjen e tij. Në momentin që efektivët i afrohen, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policisë duke u rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nuk ka efektiv të lënduar. Pas kësaj policia ka arrestuar autorin. I riu është person me precedent penalë të mëparshëm.