Kronikë

Gjykata jep dënimin për Laert Haxhiun, i akuzuari për masakrën e Lushnjës

Shkruar nga Liberale

Gjykata jep dënimin për Laert Haxhiun, i akuzuari për

Merret vendimi për masakrën e Lushnjës me 2 të vrarë në vitin 2017.

GJKKO pranon kërkesën e SPAK dhe dënon me burg përjetë Laert Haxhiun.

Ndërkohë rreth dy javë më parë Prokuroria e Posaçme i kërkoi gjykatës të shpallë fajtor Laert Haxhiun dhe ta dënojë atë me burgim të përjetshëm si autori kryesor në atë që njihet si masakra e Lushnjës me 2 të vrarë dhe 2 të plagosur në vitin 2017.

Haxhiu mbahet i arrestuar në Greqi prej rreth një viti. Nga ana tjeter autoritetet shqiptare kanë kërkuar ekstradimin e Haxhiut që rezulton i përfshirë edhe në ngjarje të tjerë kriminale.

Laert Haxhiu së bashku me Anterio Kaloshin dhe Orges Bilbilin, të dënuar me burgim të përjetshëm, akuzohen për “Masakrën e Lushnjes”, ngjarje ku mbetën të vrarë Zamir Latiti dhe Jurgen Hoxha si dhe u plagosën Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku.

Sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Posaçme, objektivi i autorëve ishte Xhuljo Shkurti, nipi i Aldo Bares, i cili ishte kthyer në Shqipëri një ditë para këtij krimi. Por pak çaste para ngjarjes, ai u shkëput nga shokët dhe shkoi për tu qethur, duke i shpëtuar kështu atentatit.

I gjithë krimi ndodhi për 32 sekonda. Sipas konkluzioneve të prokurorisë, ishin 3 autorët, por vetëm 2 prej tyre qëlluan me breshëri nga makina. Shkak për ngjarjen e Lushnjes, u bë një konflikt i vjetër që familja Haxhiu kishte me familjen Bare. Banda e Aldo Bares i dogji banesën xhaxhait të Laert Haxhiut, për këtë shkak, ky i fundit vendosi të hakmerret. Laert Haxhiu ndodhet i arrestuar në Greqi dhe pritet vendimi i gjykatës së Apelit nëse do të ekstradohet në Shqipëri.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH