Kronikë

Ekzekutoi dy vëllezërit në Reskovec, autori në polici: Ja pse e kreva krimin!

Shkruar nga Liberale

Ekzekutoi dy vëllezërit në Reskovec, autori në polici: Ja

Dy të vrarë është bilanci tragjik i një “grindjeje të momentit”, ngjarje e ndodhur këtë të martë, në fshatin Kurjan të Roskovecit. Kështu të paktën ka deklaruar në polici autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje të rëndë, Altin Kuka.

Ekzekutoi dy vëllezërit në Reskovec, autori në polici: Ja

Në një deklaratë për mediat, kreu i policisë së Fierit, Shpëtim Hasanaliaj tha se pas vetëdorëzimit në polici, 49-vjeçari Kuka tha se e kishte kryer krimin për shkak të një konflikti të çastit që i biri kishte pasur me viktimat.

Gramos Kurtaj dhe Lavdimir Kurtaj, vëllezër, u ekzekutuan me breshëri automatiku dhe humbën jetën në vendin e ngjarjes.

Ekzekutoi dy vëllezërit në Reskovec, autori në polici: Ja

Policia sekuestroi po ashtu automatikun me të cilin Kuka kreu krimin e rëndë.

“Rreth orës 14:00, në fshatin Kurjan, Roskovec, në rrethana ende të paqarta, shtetasi Altin Kuka, 49 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri, shtetasit Lavdimir Kurtaj dhe Gramos Kurtaj Shërbimet e Policisë po shoqërojnë në Komisariat, autorin e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Altin Kuka. Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar armën e dyshuar të krimit (armë zjarri automatike). Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia e Fierit në një informacion paraprak për mediat.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH