Kryeministri Edi Rama, në një reagim të radhës ka rikujtuar dhe bërë sërish thirrje bizneseve në Vlorë që të lirojnë trotuaret nga barrikadat.
Kryebashkiaku i Vlorës ia kalon përgjegjësinë ish-drejtorëve
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, i kritikuar nga Rama për situatën në qytet është angazhuar më shumë në detyrën e tij duke qenë vetë i pranishëm në terren.
“Nuk do të ndalemi derisa të rikthejmë çdo metër katror të hapësirës publike për qytetarët. Ky është një proces i pandalshëm”, tha Dredha.
Ky aksion vjen pas direktivave të kryeministrit Edi Rama tre ditë më parë, ndërsa kryebashkiaku komentoi edhe dorëheqjet e disa drejtuesve të institucioneve të zgjedhur nga vetë ai në bashki, duke ua lënë ish-drejtorëve përgjegjësinë për problemet në qytet.
“Kemi nevojë për një administratë që punon me përkushtim maksimal. Do të bëjmë një vlerësim të thelluar për punën e çdo drejtuesi dhe do të sjellim emra të rinj që e kuptojnë rëndësinë e shërbimit ndaj qytetit”, u shpreh ai.
Aksioni pritet të vijojë me intensitet edhe në ditët në vijim, si pjesë e një plani më të gjerë për rritjen e cilësisë së jetesës në Vlorë dhe rivendosjen e rendit urban.
Paralajmërimi i fundit nga Rama
Reagimin e sotëm kreyeministri e ka shoqëruar edhe me disa foto ku shihen që trotuaret pranë kafeneve janë të bllokuara me barrikada të ndryshme, si vazo lulesh prej betoni.
Rama thotë se nuk ka asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare!
“Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike”, thotë kreu i qeverisë.
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë Turistike
Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh.
Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi."
Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo New York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrësesi i barrikadave, si në Lungomare! Koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe… pic.twitter.com/CiPmZMAY5J
— Edi Rama (@ediramaal) July 6, 2025