Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona që dyshohen për tentim vrasje. Ngjarja kishte ndodhur më 29 janar 2025 në Pejë, në rrugën “Mikel Marku”.
Sot, me mbështetje nga njësitë policore të Deçanit, Gjakovës dhe Gjilanit, është zhvilluar një operacion ku janë bastisur tetë lokacione të ndryshme. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar tri armë, trembëdhjetë fishekë dhe një jelek antiplumb.
Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe po merren në pyetje nga hetuesit në praninë e avokatit të tyre.