Nëna e një 15-vjeçari nga Elbasani ka bërë denoncimin për humbjen e djalit të saj, i cili ka ikur nga shtëpia më 16 prill 2025 dhe nuk është kthyer më.
36-vjeçarja ka paraqitur denoncimin ditën e martë, pas një periudhe 3-javore pa informacion për fëmijën.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, por deri tani nuk ka asnjë informacion tjetër të rëndësishëm lidhur me humbjen e 15-vjeçarit. Sipas autoriteteve, vonesa në denoncimin e rastit ka vonuar ndihmën, pasi nëna kishte pritur për një periudhë të gjatë për të bërë denoncimin.
Më datë 06.05.2025, ka kallëzuar shtetasja V. Z., 36 vjeçe, se më datë 16.04.2025, është larguar nga banesa, djali i saj 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.