Aktualitet

Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin e zhdukur në Klos. Ministria e Mbrojtjes reagon pas 3 ditësh

Shkruar nga Liberale.al
Vijojnë kërkimet për 29-vjeçarin e zhdukur në Klos.

Pas rrëshqitjes së dheut që ndodhi më 3 maj 2025 në një fabrikë përpunimi të kromit në Burrel, ku një masiv dheu zuri poshtë një ekskavator, vijojnë përpjekjet për të gjetur trupin e 29-vjeçarit Ardit Beshiri, operatori i mjetit të rëndë.

Ministria e Mbrojtjes reagoi më 6 maj, duke njoftuar se operacioni i kërkim-shpëtimit është në vijim dhe përfshin një numër të madh forcash dhe institucione:

• Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi i bashkisë Klos

• Forcat e Policisë

• Punonjës të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera (AKSEM)

• Ekip mjekësor me autoambulancë

• Forca vullnetarizmi nga komuniteti

• Efektivë të Forcave të Armatosura me pajisje për detektimin e metaleve

• Punonjës të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Rrëshqitja ka pasur përmasa të konsiderueshme, rreth 500 metra gjatësi, 20 metra gjerësi dhe mbi 4 metra thellësi. Pavarësisht përpjekjeve intensive, trupi i punonjësit ende nuk është lokalizuar. Operacioni po zhvillohet me kujdes ekstrem për shkak të rrezikut të rrëshqitjeve të tjera.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH