Aktualitet

Tragjedia në Koçan/ Spiropali mesazh ngushëllimi për viktimat: Forcë e kurajo familjarëve!

Shkruar nga Liberale
Tragjedia në Koçan/ Spiropali mesazh ngushëllimi për

Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar pas tragjedisë që ndodhi në qytetin Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetëra të rinj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali shprehu pikëllimin e saj të thellë për ngjarjen tragjike dhe ofroi ngushëllimet për familjet që humbën të dashurit e tyre. Ajo gjithashtu uroi shërim të shpejtë për të lënduarit dhe shprehu forcë dhe kurajë për popullin dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut për të përballuar këtë fatkeqësi të madhe.

Postimi i Elisa Spiropali:

Pikëllues lajmi mbi tragjedinë e tmerrshme në Koçan të Maqedonisë së Veriut, ku humbën jetën disa dhjetëra vajza e djem. Në këtë të dielë të trishtuar, jam pranë familjeve që humbën njerëzit e tyre të dashur.

Të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Forcë e kurajë popullit dhe autoriteteve të Maqedonisë së Veriut në përballimin e kësaj fatkeqësie të madhe.

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH