Aktualitet

Tension në Parkun Olimpik/ Përplasje verbale mes Ulsi Manjës, Gjin Gjonit dhe Belind Këlliçit

Shkruar nga Liberale.al

Tension në Parkun Olimpik/ Përplasje verbale mes Ulsi Manjës,

Vazhdimi i numërimit të votave të fundit të Diasporës, konkretisht atyre nga Greqia që po bëhet në Parkun Olimpik në Tiranë, ka sjellë momente tensioni mes përfaqësuesve politikë që po ndjekin nga afër procesin.

Një debat verbal ka shpërthyer mes drejtuesit politik të PS për Lezhën, Ulsi Manja, dhe përfaqësuesve të opozitës, Gjin Gjoni dhe Belind Këlliçi. Debati ka ndodhur përpara të pranishmëve, ndërsa Manja i është drejtuar ish-gjyqtarit Gjonit me tone të ashpra.

“Harmoninë dhe paqen në Lezhë s’e prish dot ti nga Tirana. Dakord. Secili në shtëpi të vet. Të kam falur njëherë kur ke shkuar në shtëpinë e Besnik Dervishit,” – tha Manja, duke iu referuar Komisionerit për të Drejtën e Informimit, Besnik Dervishi, i cili më parë ka mbajtur funksione të rëndësishme në sistemin e drejtësisë.

Situata mbetet e tensionuar, teksa numërimi i votave të Diasporës konsiderohet vendimtar për disa qarqe elektorale.

Liberale Newsroom

A duhen rritur pagat e prokurorëve dhe të gjyqtarëve sipas kërkesës së tyre?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH