Aktualitet

Strehoi Marklen Hakën, arrestohet "i forti" në Nikël/ Ja çfarë u gjet në banesë

Shkruar nga Liberale

Strehoi Marklen Hakën, arrestohet "i forti" në Nikël/

Një 21-vjeçar është arrestuar në Nikël, pasi akuzohet se ndihmoi të shumëkërkuarin Marklen Haka të fshihej.

Policia njoftoi se gjatë operacionit "Liqeni i Bacungut", i cili çoi në arrestimin e Hakës, u ndalua edhe i riu K.H.

Gjatë kontrollit në banesën e Klajdi Hakës, policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë.

21-vjeçari u vu në pranga për akuzat e "Mbajtjes pa leje dhe prodhimit të armëve" dhe "Përkrahjes së autorit të krimit", të parashikuara në nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë Tiranë

Në vijim të operacionit policor të koduar "Liqeni i Bacungut", të dhënë ditën e djeshme, u arrestua shtetasi K. H., 21 vjeç, banues në Zezë, Nikël, për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", parashikuar nga nenet 278/4 dhe 302 të Kodit Penal.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. H., (banesa ku fshihej shtetasi M. H., alias M. A.) është gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH