Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bllokun e sigurisë në Tiranë, ku një person i ndaluar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur me rrobat e tij.
Policia sqaron se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:20 në dhomën nr 8, ku 46 vjeçari Donald Greku i dënuar për vjedhje është konstatuar i vëtvarur.
Sipas uniformave blu rreth orës 00:50, punonjësi i shërbimit ka kryer kontroll rutinë dhe i ndaluari nuk ka shfaqur probleme apo shqetësime.
“Rreth orës 01:20, gjatë kontrollit të radhës, punonjësi i policisë ka konstatuar të ndaluarin të varur në rrjetën e dritares së dhomës dhe ka ndërhyrë menjëherë duke kërkuar ndihmë nga punonjësit e tjerë.
Në përpjekje për ta mbajtur të ndaluarin të ngritur, njëri nga punonjësit ka prerë rrobën me të cilën ishte vetëvarur dhe është njoftuar menjëherë urgjenca. Shërbimi mjekësor ka mbërritur në vend, ku ka konstatuar se i ndaluari kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.