Aktualitet

Tërmet Peçi do të kandidojë për deputet, zgjidhet kryetarja e re e komanduar e Bashkisë Tepelenë

Shkruar nga Liberale

Tërmet Peçi do të kandidojë për deputet, zgjidhet

Zëvendës kryetarja Julinda Karteri është zgjedhur kryetarja e re e komanduar e Bashkisë Tepelenë, pas dorëheqjes nga posti drejtues të Tërmet Peçit ditën e djeshme.

Në garë ishin dy nënkryetarët Spiro Kora dhe Julinda Karteri, ku kjo e fundit u zgjodh me unanimitet votash.

Dorëheqja e Tërmet Peçit lidhet me synimin e tij për të marrë pjesë në garën për mandatin e deputetit në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

Tashmë detyra i kalon zv.kryetares Julinda Karteri deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH