Aktualitet

Veliaj u la në burg/ Flet avokati Maks Haxhia: S’mund të izolohet njeriu më i votuar në vend! Nuk paraqet rrezikshmëri

Shkruar nga Liberale

Veliaj u la në burg/ Flet avokati Maks Haxhia: S’mund të

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi sot masën e sigurisë "arrest me burg" për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, pas dy seancave maratonë.

Ishte gjyqtari Engert Pëllumbi që shpalli sot vendimin duke e lënë Veliajn në qeli, ku mbahet prej më shumë se një muaji, nën akuzë për korrupsion pasiv e pastrim të parave. Veliaj kërkonte masë më të butë sigurie edhe kundrejt garancisë pasurore, por kërkesa u rrëzua nga Pëllumbi.

Pas seancës, avokati Maks Haxhia tha se SPAK nuk solli asnjë provë të re dhe se nuk mund të lihet në burg personi më i votuar në Shqipëri.

“Nuk mund të aplikohej masa e arrestit me burg për njeriun më të votuar në Shqipëri dhe t’i thuash je person i rrezikshëm. Rrezikshmëria e personit është e lidhur me argumentin dhe mund për të kryer vepra të tjera penale, vepra të rrezikshme, ato që dëmtojnë jetën dhe shëndetin. Kurse këto lloj veprash penale me karakter administrativ. Është i njëjti material që ka qenë edhe në Gjykatën në Shkallë të Parë. Initmidim nuk është term procedural, term procedural është të prishësh provat”, deklaroi Haxhia.

Poll
SHQIPENGLISH