Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Libofshë. Një motomjet është përplasur nga nje automjet tip “ Opel” dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorrit i cili është trasportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërkohë nuk dihet ende gjëndja shëndetësore e të plagosurit.
Theksojmë se ky aks rrugor njihet për aksidentet ku përfshihen motomjetet pasi ka patur raste të shpeshta.