Rruga e Thethit është bllokuar nga dëbora dhe ngricat mëngjesin e sotëm. Mësohet se automjetet kanë mbetur në rrugë të bllokuara si shkak i dëborës eë rënë, duke mos arritur që të qarkullojnë lirisht.
Drejtuesit e automjeteve dhe banorë të zonës përmes mjeteve rrethanore po mundohen të pastrojnë dëborën në zona të ndryshme të rrugës së Thethit, për të bërë të mundur kalimin e automjeteve duke qenë se kanë mbetur të bllokuar.