Dy turistë francezë janë shpëtuar nga policia në Vlorë. Forcat policore bëjnë me dije se turistët teksa po eksploronin në Parkun Kombëtar të Llogarasë, humbën rrugën.
Në bashkëpunim me forcat zjarrfikëse, oficerët gjetën pas 3 orësh kërkime turistët, në gjendje të mirë shëndetësore.
“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Himarë, në bashkëpunim me zjarrfikësit e Bashkisë Himarë, nisën kërkimet. Pas tre orësh përpjekjesh në kushte të vështira, ata u lokalizuan dhe u transportuan pranë hotelit ku qëndronin, në gjendje të mirë shëndetësore”, thuhet në njoftimin e policisë.