Bota

Kërcënimi ndaj vajzës së Kryeministres Meloni trondit Italinë

Shkruar nga Liberale.al

Kërcënimi ndaj vajzës së Kryeministres Meloni trondit

Një postim i papranueshëm në rrjetet sociale, që përmbante një kërcënim të rëndë ndaj vajzës së vogël të Kryeministres italiane Giorgia Meloni, ka shkaktuar indinjatë dhe zemërim në të gjithë Italinë.

Autori i postimit, i cili pretendohet se është punonjës i Ministrisë së Arsimit dhe Meritës, shkroi një mesazh ku i uronte fëmijës së Melonit “të njëjtin fat si Martina Carbonaro”, një vajzë e mitur që humbi jetën në rrethana tragjike. Ky mesazh, i shpërndarë në Instagram, u denoncua menjëherë nga partia e Melonit, Fratelli d’Italia, e cila e quajti deklaratën “të frikshme dhe të neveritshme”.

Kryeministrja Meloni reagoi me tone të ashpra, duke theksuar se kjo ngjarje është një shenjë e një “urrejtjeje ideologjike të errët, që ka kaluar çdo kufi”. Ajo shtoi se sulmet ndaj fëmijëve për shkak të bindjeve politike të prindërve janë të patolerueshme dhe kërkoi bashkim të klasës politike për të ndalur këtë klimë të rrezikshme.

Ministri i Arsimit, Giuseppe Valditara, ka urdhëruar hetime për të identifikuar autorin e postimit dhe ka premtuar masa të ashpra disiplinore. “Asnjë tolerancë për dhunën,” tha ai.

Reagime të forta erdhën edhe nga motra e Kryeministres, Arianna Meloni, e cila u shpreh: “Sa larg duhet të shkojmë? Dënimi duhet të jetë i menjëhershëm dhe unanim.”

Solidaritet për Giorgia Melonin dhe vajzën e saj shprehën jo vetëm anëtarë të qeverisë dhe mazhorancës, por edhe përfaqësues të opozitës. Simona Malpezzi nga Partia Demokratike e quajti të tmerrshme përdorimin e një fëmije për sulme politike, ndërsa Pierferdinando Casini theksoi se mbështetja për një fëmijë në raste të tilla nuk duhet të jetë lajm, por normë njerëzore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH