Bota

TRAGJEDI/ Në ditën më të lumtur të jetës së saj NUSJA qëllohet për vdekje, plagoset rëndë dhëndri

Shkruar nga Liberale

TRAGJEDI/ Në ditën më të lumtur të jetës së

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një fshat pranë qytetit Avignon në juglindje të Francës, ku një nuse është qëlluar për vdekje natën e dasmës së saj, pasi persona të armatosur me maska hapën zjarr, njoftojnë autoritetet lokale.

Një nga sulmuesit e dyshuar është vrarë gjatë një përplasjeje të armatosur, ndërsa dhëndri dhe një fëmijë 13-vjeçar janë plagosur rëndë.

Policia franceze ka nisur një operacion të madh për kapjen e të dyshuarve të tjerë që arritën të largoheshin, me dhjetëra oficerë dhe një helikopter të përfshirë në ndjekje.

Mediat franceze raportojnë se dhuna mund të jetë e lidhur me larje hesapesh për shkak të drogës.

Autoritetet kanë hapur hetim për vrasje dhe tentativë vrasjeje. Sipas agjencisë AFP, rreth orës 04:30 të mëngjesit të së dielës, nusja 27-vjeçare dhe dhëndri 25-vjeçar po largoheshin nga festa e dasmës në sallën e fshatit Goult, kur persona të panjohur hapën zjarr mbi ta.

Fillimisht u raportua se një nga agresorët mund të ishte përplasur nga makina e çiftit, por prokurorja e Avignon-it, Florence Galtier, sqaroi se i dyshuari u vra “gjatë shkëmbimit të zjarrit”.

Sulmuesit e mbetur, të cilët kishin ardhur me makinë, u larguan në këmbë pas të shtënave, sipas prokurores.

“Sulm i fundit i rëndë në këtë fshat ndodhi para 125 vitesh,” tha ai për AFP, pa dhënë më shumë hollësi.

Liberale Newsroom

A është opozita më e besueshme sesa qeveria në betejën më të fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH