Bota

Katari reagon ashpër: Sulmi iranian në Al-Udeid, shkelje flagrante e sovranitetit

Shkruar nga Liberale.al

Katari reagon ashpër: Sulmi iranian në Al-Udeid, shkelje flagrante e

Katar ka reaguar me tone të ashpra pas sulmit të ndërmarrë nga Irani ndaj bazës ajrore amerikane Al-Udeid, e vendosur në territorin e Katarit. Në një deklaratë zyrtare të publikuar në platformën “X”, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari, e cilësoi këtë akt si “një shkelje flagrante të sovranitetit të shtetit, hapësirës ajrore dhe të drejtës ndërkombëtare”.

“Shteti i Katarit i rezervon vetes të drejtën për t’iu përgjigjur në mënyrë proporcionale me natyrën dhe përmasat e kësaj agresioni të hapur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare,” – u shpreh Al Ansari.

Autoritetet katariote konfirmuan gjithashtu se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë neutralizuar me sukses raketat, dhe fatmirësisht nuk ka viktima apo të plagosur. Lajmi është konfirmuar edhe nga burime ndërkombëtare, përfshirë rrjetin televiziv CNN.

Sulmi ndaj bazës Al-Udeid – një pikë strategjike që strehohet nga ushtria amerikane dhe shërben si qendër kyçe për operacionet në rajon – vjen në një kohë të rritjes së tensioneve midis Iranit dhe aleatëve perëndimorë në Lindjen e Mesme.

Liberale Newsroom

A është e pranueshme (dhe e ligjshme) ndërhyrja e kryeministrit Rama në çështjet e brendshme të disa prej bashkive të vendit?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH