Aktualitet

Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në disa zona, ulen dhe temperaturat

Shkruar nga Liberale
Mos harroni çadrat! Sot reshje shiu dhe rrebeshe në disa zona, ulen

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave gjatë gjatë orëve të paradites, ku në zonat veriore dhe qendrore do të ketë edhe rrebeshe.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të mbetet me vranësira dhe reshje shiu, por intensiteti i tyre do të jetë i dobët në zonat juglindore nuk priten reshje. Oreët e vona të mbrëmjes do të sjellin ndërprerje të përkohshme të shirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstremale ditore, duke u luhatur nga 5°C vlera minimale deri në 20°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare por herë pas – here e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi permanent Jugor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH