Urdhërarrest nga SPAK për shefin e qarkullimit rrugor të Tiranës, Roven Zeka.
Burime bëjnë me dije se është lëshuar urdhër arrest edhe për Shefin e Sektorit të Aksidenteve, Sokol Novaku.
Mësohet se urdhër-arrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku. Të tre dyshohen për korrupsion, pasi ka dyshime se i kanë marrë para një gruaje për një aksident.