Një 47-vjeçare nga Tirana ka denoncuar se ka humbur kontaktet me familjarët e saj,përkatësisht 22 dhe 25 vjeç. Policia bën me dije se dy të rinjtë janë larguar më datë 23 prill në Sarandë për pushime dhe që prej asaj dite, nuk kanë pasur më kontakt me familjarët e tyre.
“L. Q., 47 vjeçe, se prej datës 01.05.2025, ka humbur kontaktet me familjarët e saj, shtetasit R. Q., 22 vjeç dhe E. D., 25 vjeçe, të cilët sipas deklarimit të saj, janë larguar më datë 23.04.2025, në Sarandë, për pushime”, njofton policia.
Në bashkëpunim me Policinë e Sarandës, po kryhen kërkime për gjetjen e 2 shtetasve.