Aktualitet

Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit/ Parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

Shkruar nga Liberale

Reshje shiu në pjesën më të madhe të territorit/

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në pjesën më të madhe të territorin ku në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi.

Orët e pasdites dhe në vijim do të mbeten më vranësira dhe shira të dobët në zonat veriore, zonat Qëndrore dhe pjesërisht në Juglindje të vendit duke lënë skajin Jugor pa reshje.

Parashikohet që edhe nata të jetë nën dominimin e vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në orët e mëngjesit por vijojnë kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2 ballë

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH