Aktualitet

Pjesë e bandës së Lazaratit që vrau efektivin, kush është i arrestuari për atentatin ndaj Elis Rroshkodolit

Shkruar nga Liberale

Pjesë e bandës së Lazaratit që vrau efektivin, kush

Policia e Shkodrës ka zbardhur atentatin e ndodhur në lagjen “Zdrale” mesditën e 30 gushti, ku u vra teksa konsumonte kafe në një lokal 30-vjeçari Elis Roshkodoli.

Në pranga përfundoi shtetasi Xhulio Malo, i cili dyshohet se është personi që ka siguruar logjistikën e personave që kryen krimin.

26-vjeçari akuzohet për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Trafikimi i mjeteve motorike”, kryer në bashkëpunim.

Malo rezulton një person me precedentë të mëparshëm penal, ku është arrestuar në vitin 2015 si pjesë e grupit të zjarrit në Lazarat, gjatë përballjes me policinë ku u vra efektivi Ibrahim Basha.

Asokohe 17-vjeçar, Malo ishte një anëtar i bandës së Lazaratit dhe merrej me sigurimin e armëve dhe municioneve. Madje, ditën e vrasjes së efektivit, ai u kap në orët e para me një arsenal armësh, dhe më pas ka qenë bashkëpunues me grupin hetimor. Akuza bëri me dije se kqyrja e telefonit të 17-vjeçarit zbuloi anëtarët e tjerë të bandës që vranë efektivin.

Duket se pas kryerjes së dënimit, Malo iu rikthye sërish aktivitetit kriminal duke qenë protagonist i atentatit në Shkodër.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH