Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Himarë. Partia Socialiste ka fituar bindshëm përballë Partisë Demokratike.
Partia Socialiste ka siguruar mbi 50% të votave, kundrejt PD, e cila ka marrë 39.05%.
Gjithashtu përfundon procesi i numërimit në Tepelenë.
Rezultatet sipas partive:
PS 3214 vota,
PD- ASHM 1003 vota,
Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet 149 vota,
Partia Mundësia 84 vota,
PSD 130 vota.
Partia Socialiste ka dalë forcë e parë në qytetin e Rrogozhinës.