Aktualitet

Pas tragjedisë së Festim Isufit, shoqja e Rinës reagon ndaj komenteve negative: “Çfarë populli i mbrapshtë!”

Shkruar nga Liberale.al

Pas tragjedisë së Festim Isufit, shoqja e Rinës reagon ndaj

Pas vdekjes tragjike të stilistit të njohur Festim Isufi, rrjetet sociale janë mbushur me komente, mes dhimbjes dhe akuzave. Një pjesë e përdoruesve kanë drejtuar fjalë të rënda ndaj partneres së tij, Rinës, e cila mbeti e plagosur gjatë asaj që dyshohet të ketë qenë një konflikt i rëndë mes çiftit.

Në mbrojtje të saj ka dalë mikja e afërt, Gresa Gashi. Përmes një postimi në Instagram, Gresa ka reaguar ashpër ndaj gjykimeve dhe komenteve që sipas saj janë të padrejta dhe të rrezikshme.

“A jeni more normal, çfarë populli i mbrapshtë!” – shkruan ajo, duke shtuar se ndien detyrë morale të flasë për mikeshën e saj, e cila ndodhet në një gjendje të rëndë shpirtërore.

Sipas Gresës, Rina ka qenë mbështetja më e madhe për Festimin në periudhën e fundit të jetës së tij, kur ai po kalonte një kohë të vështirë si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.

“Rina është mundu me mish e shpirt në çdo situatë për burrin e saj,” shkruan Gresa, duke e përshkruar atë si një vajzë të ndjeshme, të mirë dhe të përkushtuar.

 

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH