Pasi kanë kaluar pothuajse 24 orë nga mbyllja e procesit të votimit, fokusi i opinionit publik vijon të mbetet te rezultati i numërimit të votave, ndërkohë që problematika në terren nuk mungonë.
Në Durrës, materialet që u përdorën si “kabina votimi” janë hedhur në mënyrë të parregullt në mes të rrugës me të mbaruar votimi. Ato vijojnë të jenë në rrugë dhe askush nuk ka marrë masa për t’i pastruar.
Menjëherë pas përfundimit të proçesit zgjedhorë, këto kuti janë hedhur ne rruge pranë koshave të plehrave. Kjo gjë ka shkaktuar polemika tek qytetarët dhe tek votuesit, të cilët presin ndryshime pozitive dhe jo ndryshime të këtij lloji.