Aktualitet

PARALAJMËRIMI/ Ambasada e SHBA: Mos përdorni vizat turistike për të lindur në Amerikë

Shkruar nga Liberale

PARALAJMËRIMI/ Ambasada e SHBA: Mos përdorni vizat turistike për

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë bëri thirrje që qytetarët shqiptarë të mos keqpërdorni vizat turistike, konkretisht të mos udhëtojnë për të lindur në SHBA.

Me anë të një njoftimi në Facebook, Ambasada sqaron se vajtja me vizë turistike në SHBA për të lindur quhet turizmi i lindjes dhe kjo do të refuzohet nga oficerët konsullorë.

“Është e papranueshme që prindër të huaj të përdorin një vizë turistike amerikane me qëllimin parësor për të lindur në Shtetet e Bashkuara që të sigurojnë nënshtetësinë për fëmijën, çka mund të përfshijë edhe shpenzime për kujdesin mjekësor që mbulohen nga taksapaguesit amerikanë. Ky njihet si “turizmi i lindjes” dhe oficerët konsullorë të ShBA refuzojnë të gjitha aplikimet për viza të tilla sipas ligjit të emigracionit të ShBA.

Ata që keqpërdorin sistemin tonë të emigracionit përmes turizmit të lindjes mund të humbasin të drejtën për viza në të ardhmen ose për të udhëtuar në Shtetet e Bashkuara. Kjo është një mënyrë më shumë se si Departamenti Amerikan i Shtetit po u shërben dhe mbron taksapaguesit dhe komunitetet amerikane”, thotë në njoftimin e saj Ambasada e ShBA-ve në Tiranë.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH