Aktualitet

Numërohen mbi 94.3% e kutive/ PS prin me 82 mandate, PD 51, Mundësia 2!

Shkruar nga Liberale

Numërohen mbi 94.3% e kutive/ PS prin me 82 mandate, PD 51, Mundësia

Deri në orën 08:15 numëruesit në të gjithë vendin kanë numëruar 4926 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Nga shifrat zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, japin një tablo ku Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Kështu socialistët kanë deri tani 82 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike ka zbritur në 51 mandate, pasi Partia Mundësia e Agron Shehajt i ka marrë një mandat në Tiranë.

Sa i përket partive të reja, PSD-ja e Tom Doshit është forcë e tretë politike në Kuvend me 3 mandate, koalicioni “Nisma Shqipëria bëhet” ka 1 mandat, ndërkohë Lëvizja Bashkë 1 mandat.

Deri tani PS prin me mbi 230 mijë vota para.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH