Aktualitet

MOT i paqëndrueshëm, priten reshje shiu në disa zona të vendit

Shkruar nga Liberale

MOT i paqëndrueshëm, priten reshje shiu në disa zona të

Në orët e para të mëngjesit, vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe vranësirash të shpeshta të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu ku më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në Qendër.

Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta por pa reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 25°C vlera më e lartë në rang territori.

Liberale Newsroom

Bashkia e Tiranës mbi 3 muaj pa kryetar! A duhet të shpallë qeveria zgjedhje të reja për kryeqytetin?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH