Në kryeqytet në njësinë bashkiake nr. 10, një prej dy njësive ku u zhvillua numërimi elektronik rezulton se socialistët kanë të preferuar ish-ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kjo pasi ky i fundit ka marrë 1722 vota preferenciale, i ndjekur nga Erion Braçe që ka marrë 624 vota preferenciale.
Ndërsa sa i përket Partisë Demokratike, më i votuari është Ilir Alimehmeti që ka marrë 848 vota, i ndjekur nga Jorida Tabaku me 590 vota.