Aktualitet

Kritikat ndaj vendimeve të “Kushtetueses” janë arritje për demokracinë, Holta Zaçaj flet për VOA: Gjykata vepron në mënyrë hermetike!

Shkruar nga Liberale
Kritikat ndaj vendimeve të “Kushtetueses” janë arritje

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës. Ajo është ndalur edhe në vendimin e Gjykatës lidhur me marrëveshjen e Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët që pritet të mbërrijnë në vendin tonë, dhe kritikat e opozitës më pas.

Ajo u shpreh se i respektojnë mendimet ndryshe, por vendimet janë e Gjykatës janë me argumente dhe se nuk mund të komentojnë mbi to.

VOA: Opozita e ka kritikuar Gjykatën disa herë se mban anën e qeverisë, siç ishte pakti Rama-Meloni, si u përgjigjeni këtyre kritikave?

Holta Zaçaj: Ne vlerësojmë shumë lirinë e shprehjes dhe të drejtën e fjalës, që është një nga liritë më të rëndësishme në Kushtetutë.

Vendimi i gjykatës është ai që jepet dhe ne si gjyqtarë nuk komentojmë përtej saj. Patjetër pas çdo vendimi të gjykatë ka palë që mbeten të pakënaqura, siç ndodh në çdo vendimmarrje tjetër të çdo gjyqësori.

Pjesën e mendimeve ndryshe ne e shohim si vlerë e lirisë së demokracisë në lidhje me zbatimin e të drejtës për t’u shprehur, por përtej saj vendimi i Gjykatës ka argumentet dhe nuk mund të komentojmë. Patjetër që respektojmë mendimin ndryshe, por si një mendim që i takon publikut.

Gjykata vepron në mënyrë hermetike, kështu që pjesa tjetër sesi mendon publiku për një vendim gjykate e bazuar në kushtetutë është vetëm një arritje e të drejtës për t’u shprehur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH