Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të ndëshkojë të gjithë institucionet që të mërkurën dhe të enjten zhvilluan aktivitete publike pa njoftuar në kohë KQZ-në.
10 për qind e aktiviteteve të institucioneve janë gjetur me shkelje nga KQZ. Ilirian Celibashi deklaron se ka marrë në tryezë listën për të cilën do të vendosen edhe gjoba. Në mbledhjen e kësaj të marte u paralajmëruan edhe punonjësit e administratën për të mos u përfshirë në fushatën e organizuar në rrjetet sociale
Në tryezën e Ilirian Celibashit administrata paraqiti listën e shkeljeve që përbëjnë 10 për qind të totalit të listuar.
Megjithatë për shkak të afateve të para Ilirian Celibashi fali shkeljet e pesë ditëve të para, argument dha mungesën e informacionit.
Pas ankesave të shoqërisë civile, KQZ paralajmëroi administratën edhe për reagimet në rrjetet sociale
Shfrytëzimi i administratës shtetërore për fushatë nga qeveria ka qenë dhe një nga shqetësimet e adresuara nga OSBE/ODIHR-it.