Aktualitet

Kërkimet për Ardit Beshirin vijojnë në ditën e katërt

Shkruar nga Liberale.al

Kërkimet për Ardit Beshirin vijojnë në ditën e

Kërkimet për gjetjen e Ardit Beshirit vijojnë tashmë prej katër ditësh, me qëllim nxjerrjen e trupit të 29-vjeçarit nga masivi i madh i inerteve të kromit që e zunë poshtë teksa punonte me eskavator në fabrikën e ndodhur në Qafë-Burrel të Klosit.

Sot, në ndihmë të ekipeve të emergjencës janë bashkuar edhe forcat e sigurisë nga Kosova, duke intensifikuar përpjekjet për të gjetur trupin e të riut. Ndërkohë, janë gjetur disa shenja rrobash që dyshohet të jenë të Arditit, si dhe mbetje të mjetit eskavator me të cilin po punonte në momentin tragjik.

Në zonë është vendosur një perimetër sigurie, ndërsa ekipet e shpëtimit vazhdojnë të heqin masivin e dheut për të mundësuar gjetjen e trupit.

Ngjarja ndodhi të shtunën, më 3 maj, kur një masiv mineral dhe inertesh e zuri poshtë 29-vjeçarin teksa ishte duke punuar në fabrikën e përpunimit të kromit. Që prej asaj dite, familjarë, punonjës të fabrikës dhe forcat ushtarake po marrin pjesë në operacionin e kërkimit, ndërsa shpresat për ta gjetur të gjallë sa vijnë e zbehen.

Liberale Newsroom

A ishin zgjedhjet e 11 majit 2025 një farsë elektorale, siç pretendon opozita?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH